Aktori Sean Penn shfaqet me partneren 34 vite më të re, çfarë po ndodh mes çiftit

Mediale Vip

Aktori Sean Penn shfaqet me partneren 34 vite më të re, çfarë po ndodh mes çiftit

Më: 16 janar 2026 Në ora: 23:53
Sean Penn, Valeria Nicov

Aktori i njohur amerikan Sean Penn, 65 vjeç, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa pamjeve ku shfaqet krah të dashurës së tij, Valeria Nicov, e cila është 34 vite më e re se ai.

Çifti u fotografua teksa po bënte pazar në Santa Monica, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale nuk ishte vetëm diferenca e moshës, por edhe kontrasti i dukshëm në gjatësi mes tyre. Kaq mjaftoi që interneti të “ndizej” me komente ironike dhe kritike.

"Duhet të jetë shumë i shkurtër”, “Ajo duket si vajza e tij”, “Çifti më i çuditshëm që kam parë”, “Më pëlqen një burrë që nuk është i kompleksuar”, janë vetëm disa nga reagimet që qarkulluan me shpejtësi në platforma të ndryshme.

I njohur për faktin se e mban jetën private larg syrit të publikut, Sean Penn nuk ka folur publikisht për lidhjen e tij me Valeria Nicov dhe nuk e ka përmendur atë në intervista.

Megjithatë, thashethemet për romancën e tyre nisën në shtator të vitit 2024, kur u panë së bashku në Madrid.

Konfirmimi i parë publik erdhi në nëntor, kur të dy u shfaqën në tapetin e kuq të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh, ku Penn u nderua për arritjet e tij të jashtëzakonshme në kinematografi.

Sean Penn ka një histori të gjatë dhe të bujshme në jetën sentimentale. Ai ka qenë i martuar tri herë: me Madonnën nga viti 1985 deri në 1988, me Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010, dhe me aktoren australiane Leila George, me të cilën u martua në vitin 2020 dhe u divorcua në vitin 2022.

Përveç martesave, mediat amerikane e kanë lidhur ndër vite edhe me emra të njohur si Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe aktoren Olga Korotyaeva.

Pamjet e fundit tregojnë se, pavarësisht kritikave dhe zhurmës në rrjet, aktori vazhdon ta jetojë jetën e tij sipas rregullave të veta, edhe kur kjo zgjedhje ndez debat publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat