“Huqja” e radhës nga Jonida Vokshi, ironizon Dea Mishel

Mediale Vip

“Huqja” e radhës nga Jonida Vokshi, ironizon Dea Mishel

Më: 17 janar 2026 Në ora: 17:21
Jonida dhe Dea

Mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Kosova, i ftuar surprizë ishte Endri, ish-partneri i Benitës, e cila aktualisht është banore në shtëpinë më të famshme në vend.

Gjatë takimit mes Endrit dhe Benitës, moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi e pyeti drejtpërdrejt nëse ai kishte ende ndjenja për ish-partneren e tij.

Përgjigjja e Endrit nuk kaloi pa vëmendje, teksa ai u shpreh se: “Edhe një mace po ta kishe në shtëpi 4 vite do ta donte”

Pas kësaj deklarate, moderatorja Jonida e cilësoi përgjigjen si “pozitive”, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, reagimi i Jonidës nuk i shpëtoi ironisë së influencueses Dea Mishel, e cila përmes një postimi ka komentuar situatën me nota ironike, duke shtuar më tej debatet dhe diskutimet mes ndjekësve të formatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat