Ina dhe Keijsi në nominim- Nisin romancën me puthje e momente romantike në BBVA

Mediale Vip

Ina dhe Keijsi në nominim- Nisin romancën me puthje e momente romantike në BBVA

Më: 18 janar 2026 Në ora: 14:49
Keijsi dhe Ina

Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania që janë në televotim së bashku me Erikun dhe Mateon.

Presioni i këtij televotimi ka afruar çiftin të cilët kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Teksa ishte përpara pasqyrës e veshur me pizhame, Ina iu afrua Keijsit, i shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me përqafim.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet i afërt dhe i përqafuar, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat