A është e dashuruar? Efi Dhedhes thyen heshtjen rreth jetës private

Mediale Vip

A është e dashuruar? Efi Dhedhes thyen heshtjen rreth jetës private

Më: 21 janar 2026 Në ora: 09:48
Efi Dhedhes

Influencerja e njohur Efi Dhedhes, e cila gjithmonë është përpjekur që jetën e saj sentimentale ta mbajë private, ka dhënë së fundmi detaje rreth marrëdhënies së saj të fundit.

E ftuar në një podcast, Efi u pyet drejtpërdrejt nëse ka rënë ndonjëherë në dashuri. “Po”, u përgjigj ajo teksa zbuloi se dashurinë më të fortë e ka përjetuar në moshën 26-vjeçare.

“Tani…në moshën 26 vjeçe. Isha dashuruar edhe më herët, por nuk mendoj se dashuritë krahasohen. Unë mendoj se janë të ndryshme. Ti nuk mund të ndjesh të njëjtin emocion kur je e vogël edhe kur rritesh, ndryshojnë gjërat,” u shpreh Efi.

Ajo theksoi se dashuria që i vjen në një etapë tjetër të jetës nuk është as më e madhe dhe as më e vogël, por thjesht ndryshe.

“Unë mendoj se dashuria që do më vijë tani, nuk është se unë do them është më e madhe apo më e vogël, do jetë thjesht ndryshe,” tha influencerja.

Sipas saj, dashuria më e madhe mbetet ajo e fundit, pasi është më e afërta dhe më e freskëta në kujtesë.

“Për mua, dashuria ime më e madhe ngelet dashuria ime e fundit, sepse atë e kam më të afërt, e ndjej më shumë. Ishim bashkë për tre vite,” tregoi Efi, duke zbuluar se kjo marrëdhënie tashmë ka përfunduar,” zbuloi Efi teksa nuk dha detaje se përse ndodhi ndarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat