Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Mediale Vip

Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Më: 22 janar 2026 Në ora: 14:58
Selvije Kasapi dhe Shpat Kasapi

Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj familjes së saj në një nga momentet më të vështira që po përjetojnë.

Ajo ka bërë të ditur se, falë ndihmës dhe angazhimit të Leda Meçes dhe Bora Tartarit, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali.

Sipas saj, kjo leje përfaqëson një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel, duke u hapur rrugë mundësive më të mira për trajtim dhe stabilitet.

Në mesazhin e saj emocional, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur dhe krenar për këtë arritje, duke theksuar se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij.

Ajo falënderon të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes me mbështetje morale dhe konkrete, duke nënvizuar se kjo përkrahje i jep forcë për të vazhduar përpara.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat