Benita 'shpërthen' ndaj Klodit për raportin e krijuar me Elijonën: Je duke e lënduar një femër jashtë

Mediale Vip

Benita 'shpërthen' ndaj Klodit për raportin e krijuar me Elijonën: Je duke e lënduar një femër jashtë

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 21:35
Benita, Eljona dhe Klodi

Benita Zena ka ndërhyrë pas deklaratave të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.

Ata kanë folur për raportin e tyre dhe banorja në fund tha t'i japë fund këtij pëlqimi.

Benita reagoi duke thënë se kjo është një tjetër lojë e tyre dhe se janë shumë false.

"Krijoni diçka të re. është një skemë. Jeni shumë false. Je duke e lënduar një femër jashtë. Nuk e di si të pret e dashura jote", theksoi mes tjerash këngëtarja.

Ajo shpërtheu edhe në fjalë të tjera duke i akuzuar ata e duke e përqeshur raportin e krijuar.

Ndërkohë ka qenë vetë Benita që pak ditë më parë i ka shprehur një pëlqim Klodit.

Klodiani nga ana tjetër ka lënë të dashurën jashtë, me të cilën është prej kohësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat