“O Zot ndihmoje”, Labi i shokuar nga vallëzimi i Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4

Mediale Vip

“O Zot ndihmoje”, Labi i shokuar nga vallëzimi i Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 17:27
Big Brother VIP Kosova 4

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend janë zgjuar tashmë, duke nisur një ditë të re në Big Brother VIP Kosova nën një atmosferë pozitive.

Mëngjesi i sotëm u shoqërua me mot me diell, gjë që duket se ndikoi drejtpërdrejt në disponimin e banorëve.

I frymëzuar nga energjia e mëngjesit dhe muzika që u dëgjua në shtëpi, Londrimi nuk hezitoi të kërcejë, duke sjellë gjallëri dhe humor në ambientet e përbashkëta.

Lëvizjet e tij u panë si një mënyrë për të nisur ditën me energji dhe pozitivitet.

Megjithatë, jo të gjithë e pritën mirë këtë moment. Kërcimi i Londrimit nuk u pëlqye aspak nga Labi, i cili reagoi ftohtë ndaj situatës, duke krijuar një kontrast mes atmosferës së gëzueshme dhe tensioneve të vogla që vazhdojnë të shfaqen mes banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat