Naim Abazi jep një vështrim interesant se pse shqiptarëve iu vjen më rëndë të shahen nga motra se nga nëna

Mediale Vip

Naim Abazi jep një vështrim interesant se pse shqiptarëve iu vjen më rëndë të shahen nga motra se nga nëna

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 22:33
Naim Abazi

Këngëtari dhe producenti i njohur, Naim Abazi, ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ka ndarë shumë histori personale dhe opinione të hapura mbi tema të ndryshme.

Gjatë bisedës, Fisi e pyeti Naimin me një pyetje mjaft të veçantë: pse, sipas tij, “shqiptarët e kanë më shumë inat t’i shash nga motra se sa nga nëna”.

Abazi shpjegoi se kjo lidhet me konceptin e virgjërisë, i cili ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në gjeneratën e tij dhe mënyrën se si janë perceptuar marrëdhëniet brenda familjes.

Ai u pyet gjithashtu nëse virgjëria si koncept ka rëndësi për të rinjtë sot. Naimi theksoi se në kohët moderne, perceptimi për këtë çështje ka ndryshuar paksa, duke u adaptuar me normat dhe vlerat e reja sociale.

Intervista e tij ka tërhequr vëmendje për hapësirën që Naim Abazi i ka dhënë diskutimeve të sinqerta dhe reflektimeve mbi traditat dhe ndryshimet që sjell koha moderne.

@shokpodcast Doktorr Naimi flet per Virgjerinë 🤣🤣 - We Back on youtube @FOLÉ PUBLISHING #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound - ShokPodcast
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat