Babai i Elijonës flet pas reagimeve nga jashtë: Më ka dhembur që po i thonë ‘viktimë’, ajo nuk di aspak të viktimizohet

Mediale Vip

Babai i Elijonës flet pas reagimeve nga jashtë: Më ka dhembur që po i thonë ‘viktimë’, ajo nuk di aspak të viktimizohet

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 13:10
Elijona dhe babi i saj

Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, Elijona ka ndarë me publikun historinë e saj të dhimbshme, duke emocionuar banorët dhe shikuesit.

Rrëfimi i saj ishte një nga momentet më prekëse të Prime-it, ku ajo foli hapur për përjetimet personale dhe sfidat e jetës.

Pas rrëfimit, Elijona u surprizua nga babai i saj, duke sjellë një moment shumë emocional mes tyre.

Takimi mes baba e bijë u shoqërua me lot dhe përqafime, ndërsa Elijona e quajti atë: “babi më i mirë në botë”, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj të madhe.

Ajo theksoi se e konsideron veten një vajzë të fortë, duke thënë se kjo forcë vjen nga mënyra se si është rritur. “Jam vajzë e fortë, sepse më ka rritur një burrë i fortë”, u shpreh Elijona, duke vlerësuar rolin e babait në jetën e saj.

Edhe babai i saj pati një deklaratë të fortë dhe emocionuese, ku foli për mënyrën se si e sheh Elijonën dhe për reagimet që ka parë jashtë:

Ky moment u konsiderua një nga më të fuqishmit e“Të them të vërtetën, më së shumti që më ka dhembur për Elijonën është që po i thonë ‘viktimë’, sepse unë e njoh Elijonën. Elijona aspak nuk di të viktimizohet. Nuk mundet kjo të jetë asi njeriu të viktimizohet as nga dajët e vet, as nga babai, kështu që ai viktimizimi që është hapur bukur fort, të them me plot sinqeritet nuk është asnjë pikë, nuk ekziston te Elijona. Elijona ka qenë shumë e vogël dhe ka pasur rastin të viktimizohet dhe kurrë nuk është viktimizuar”. mbrëmjes, duke treguar lidhjen e fortë mes Elijonës dhe babait të saj, si dhe duke sjellë një dimension emocional shumë të thellë në spektakël. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat