Klodi prish raportet me Benitën - thotë se nuk ka më miqësi me të

Mediale Vip

Klodi prish raportet me Benitën - thotë se nuk ka më miqësi me të

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 22:38
Klodi dhe Benita

U publikua një klip në Prime, ku tregon përplasjet mes Klodian Mihajt dhe Benita Zenës pas dasmës në Big Brother.

Kjo erdhi pasi banorja tha se e sheh Ludo Lee në finale, gjë që nuk përmendi emrin e Klodit.

Këtij të fundit i erdhi inati, ndonëse zgjodhi emrin e Elijonës për në finalen e madhe.

Ata diskutuan në spektakël dhe treguan hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.

Klodi e akuzoi Benitën se po ndikohet nga Ludo Lee dhe se nuk ka pasur pëlqim për të.

I njëjti theksoi se ka pasur një raport të mirë shoqëror, por që tani më nuk janë.

Këngëtarja u akuzua për disa veprime në dasmë, vetëm për të marrë vëmendje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat