Labi krahason veten me Luizin: Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër

Mediale Vip

Labi krahason veten me Luizin: Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 20:03
Labi

Një deklaratë e papritur e Labit ka tronditur banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë.

Ai, me një ton të vendosur dhe të lartë, komentoi: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi”.

Komentet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Klodi, i cili e sfidoi menjëherë: “Qysh e krahason veten me Luizin?”

Labi nuk u ndal dhe vazhdoi, duke i thënë vetes me zë të lartë “bravo”, ndërsa Klodi i rikujtoi: “Ty të duhet 1 milion vite të jetosh, për t’u bërë çereku i Luizit. Ti as deri te thonjtë e Luizit nuk je”.

Megjithatë, Labi nuk nguroi të theksojë edhe vështirësitë me të cilat Luizi ka përballuar shtëpinë: “Kane tentuar edhe atë ta gjuajnë”.

Klodi vazhdon: Luizin edhe e kanë dashur. Janë munduar ta kundërshtojnë, por edhe e kanë dashur vetë banorët”.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta brenda shtëpisë, duke nxitur diskutime për marrëdhëniet dhe strategjitë mes banorëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat