Çfarë po ndodh? Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi futen brenda shtëpisë së "BBVA"

Mediale Vip

Çfarë po ndodh? Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi futen brenda shtëpisë së "BBVA"

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 21:21
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 5.

Ata janë bërë pjesë e shtëpisë për të gjykuar performancën e banorëve, të cilët do të realizojnë sot një pjesë nga filmi i tyre ‘Dy Gishtë Mjalt’.

“Arsyeja se pse kam ardhur këtu sot është se uroi Amin. I love you”, është shprehur me të qeshur Ermali.

Banorët janë ndarë në dy grupe, ku secili prej tyre ka zgjedhur të vëri në skenë një pjesë nga filmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat