Gruaja serbe që u përfshi në një dramë me Labinot Rexhën thërret publikun të votojë për këtë banore

Mediale Vip

Gruaja serbe që u përfshi në një dramë me Labinot Rexhën thërret publikun të votojë për këtë banore

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 07:25
Labinot Rexha

Drama rreth Labinot Rexhës nuk ka përfunduar me largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtari, i cili u eliminua të premten pas një rrugëtimi të tensionuar, është përballur me një surprizë nga e kaluara e tij brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për Stefanën, gruan serbe që kishte qenë në qendër të diskutimeve për një lidhje të mundshme me Labin.

Labi e kishte sqaruar situatën duke thënë: “Ajo ka pasur fëmijë me një kushëri timin, unë thjesht e kam ndihmuar”.

Megjithatë, Stefana ka zgjedhur të dalë hapur me qëndrimin e saj. Në një story në Instagram, ajo bëri thirrje për të votuar Elijonën, rivalen më të fortë të Labit në shtëpi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat