Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Mediale Vip

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 07:40
Alauadin Hamiti

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Aluadin Hamiti, është përfshirë së fundmi në një incident fizik në Prishtinë.

Sipas raportimeve të Indeksonline, Hamiti është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar.

Në një video të shpërndarë online, ai dëgjohet duke pyetur: “A je ti normal, hej?”, teksa përpiqej të menaxhonte situatën.

Shkaqet e sulmit ende nuk janë të qarta, por pamjet tregojnë se Hamiti u largua shpejt nga agresori dhe më pas tentoi të xhironte situatën me telefon.

Mbetet për t’u parë nëse moderatori do të bëjë një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

 
 
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat