Kush janë? Dy ish-banore të “Big Brother VIP” rikthehen në shtëpi, ja roli i tyre

Mediale Vip

Kush janë? Dy ish-banore të “Big Brother VIP” rikthehen në shtëpi, ja roli i tyre

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh njoftoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se mbrëmjen e sotme do të organizojnë “Miss & Mister Big Brother VIP Albania”.

Arditi do të jetë autori dhe moderatori i spektaklit, ndërkohë banorët e tjerë do të ndahen në konkurrentë si dhe do të realizojnë performanca të ndryshme artistike.

Por jo vetëm kaq, pasi në shtëpi do të futen edhe emra të njohur dhe të dashur të ekranit.

“Banorë, Vëllai i Madh iu fton të organizoni sonte në mbrëmje ‘Miss & Mister Big Brother VIP Albania’. Moderator dhe autor i këtij eventi do të jetë Arditi. Çdo banor duhet të përfshihet në këtë spektakël që do të ketë në juri edhe disa emra shumë të njohur dhe të dashur të ekranit shqiptar. Konkurrentët duhet të kryejnë jo më pak se 5 sfilata me tematika të ndryshme dhe midis tyre performanca të ndryshme artistike. Keni shumë pak kohë për t’u bërë gati”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Ndërkohë në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” janë zbuluar tre të ftuarit, të cilët do të jenë në rolin e jurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat