Pse Dj Dagz mendon që BBVA-1 ishte edicioni më i bukur

Mediale Vip

Pse Dj Dagz mendon që BBVA-1 ishte edicioni më i bukur

Më: 6 mars 2026 Në ora: 11:01
Dj Dagz

Të ftuar në emisionin "Vibin" në Andale Media, Dj Pm dhe Dj Dagz folën ndër të tjera edhe për eksperiencën e tyre në "Big Brother VIP Albania 1".

Të pyetur nga moderatorja Keisiana Hoxha nëse do donin ta riprovonin si eksperiencë, djemtë ndanë mendime të ndryshme.

Dj Pm shprehu se nuk i mungonte fare dëshira, por do donte të ishte pjesë e "Big Brother VIP Kosova":

"Unë po, me shumë qejf. Mua nëse ma bëjnë ftesën, isha futur, në tjetrin kuptohet, jo këtu."

Dj Dagz nga ana tjetër ishte po aq i qartë sa Pm, por për faktin se nuk do hynte më kurrë në Big Brother:

"Unë? Kurrë. Nuk është se s'e dua si format, po sinqerisht unë dua formatin e Big-ut që ka qenë te 1-shi."

Sipas Dagz, "Big Brother VIP Albania 1" nuk ka lidhje me edicionet pasardhëse:

"Se formati i Big-ut me ne, me 2-shin, 3-shin, 4-ën, 5-ën, nuk ka të bëjë fare. Zero."

Ai argumentoi se mendonte në mënyrë të tillë pasi në edicionet pasardhëse konkurrentët u fokusuan shumë në "lojë" dhe justifikuan gjithë veprimet për hir të saj:

"E para, në Big-un tonë nëse thoje 'është pjesë e lojës'…në këtë rast s'ka ndodhur. Nëse gjen dikë në Big që ka thënë 'është pjesë e lojës', 'strategjia ime'…nuk ka shanse. Sinqerisht te ne ka qenë [gjithçka e vërtetë], ndoshta jo 100% se ka pasur që e kanë ditur që është lojë ose lojë nervash siç i thonë sot, që çdo gjë e bëjnë për lojë."

Dagz shprehu se nuk është dakord që si gabimet, por edhe veprat e mira, rezultojnë të jenë bërë nga banorët për lojë, duke nënkuptuar se "Big Brother VIP Albania 1" ishte më i vërtetë dhe për rrjedhojë, edicioni që i qëndroi më së shumti formatit të Big Brother që ai parapëlqen:

"Çfarëdo që ndodh, kanë atë argumentin që edhe nëse është gabim deri në maksimum, po edhe nëse është mirë deri në maksimum, është në kuadër të lojës."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat