Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ina Aderi, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi disa nga dinamikat më të fundit brenda shtëpisë së famshme, përfshirë edhe momentin e shumëpërfolur të ‘dasmes’ mes Selin dhe Gimbos.
Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti gjithashtu për raportin e saj me Kejsin, pasi në rrjet është vënë re se Ina nuk e ndjek më në Instagram.
E vendosur për të mos hyrë në detaje, ish-banorja zgjodhi të japë një përgjigje të shkurtër, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje personale.
“Njerëzit të mos shqetësohen, nuk ka ndodhur asgjë. Është diçka shumë personale, ndaj preferoj të mos flas më shumë për këtë,” u shpreh Ina.
Megjithatë, përgjigjja e saj ka lënë hapësirë për interpretime, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve për marrëdhënien mes dy vajzave.