Si e dinë Brikena dhe Shëndriti për fitoren e Londrim Mekajt?

Mediale Vip

Si e dinë Brikena dhe Shëndriti për fitoren e Londrim Mekajt?

Më: 10 mars 2026 Në ora: 18:06
Londrim Mekaj, Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi

Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë përmendur një informacion që lidhet me një tjetër format të “Big Brother”.

Gjatë një bisede mes tyre, dy banorët kanë folur për fitoren e Londrim Mekajt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Komenti i Brikenës tërhoqi menjëherë vëmendjen, pasi ajo u shpreh se ishte gëzuar për lajmin.

“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, tha modelja nga Kosova gjatë bisedës.

Edhe gazetari Shëndrit Lumi reagoi për këtë, duke shtuar: “Hej, e pabesueshme a? Shumë e pabesueshme. Nëse je duke na parë, urime. E ke merituar. Të uroj me gjithë zemër, Londra”.

Këto deklarata kanë ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të spektaklit, pasi banorët e Big Brother zakonisht nuk kanë akses në informacione nga jashtë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Për këtë arsye, është aluduar se informacioni mund të jetë bërë i ditur nga produksioni gjatë ndonjë momenti të caktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat