Këngëtarja e njohur Enca Haxhiu ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se ajo po planifikon të zvogëlojë gjoksin.
Pas një pyetjeje nga një fans, artistja ka sqaruar se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale në këtë pjesë të trupit.
“Sa për t’ua hequr merakun të gjithëve, JOOO”, ka shkruar Enca në një postim të saj, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi.
Me këtë reagim, këngëtarja ka qetësuar fansat dhe ka sqaruar se nuk planifikon ndryshime të tilla.