“Ti n’a jep ndonjë këshillë kur luhet me...”/ Stenaldo debaton me Rogertin: Vëllai të takoi me xham në mes

Mediale Vip

“Ti n’a jep ndonjë këshillë kur luhet me...”/ Stenaldo debaton me Rogertin: Vëllai të takoi me xham në mes

Më: 20 mars 2026 Në ora: 14:58
Stenaldo debaton me Rogertin

Edhe pse Rogerti e nisi ditën duke thënë se sot është festë dhe do mundohen që të mos debatojnë, nuk arriti që t’a mbajë fjalën.

Ai ka patur disa debate të forta me disa prej banorëve të “Big Brother VIP 5”, mes tyre edhe Stenaldo.

Ky i fundit në një moment i përmendi Rogertit takimin me vëllain e tij, me të cilin kishte disa vite që nuk fliste.

Deklaratat e Stenaldos

Stenaldo: Mos n’a flit për situata familjare, se n’a tregove historinë tënde dhe me zor erdhi të të fliste ai zotëria. Me xham midis. Ec ore se nuk je ti për të na dhënë këshilla. Xhami dopio.

Stenaldo: Ti n’a jep ndonjë këshillë kur luhet me ‘bet 500’, kur luhet me ‘bet 5000’, kur t’i biesh të kuqes, kur t’i biesh të zezës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat