DJ Gimbo flet për arrestimin e Gjestit: Ne jetojmë bashkë nën një çati, për momentin është në proces gjyqësor

Mediale Vip

DJ Gimbo flet për arrestimin e Gjestit: Ne jetojmë bashkë nën një çati, për momentin është në proces gjyqësor

Më: 20 mars 2026 Në ora: 23:56
Gimbi dhe Gjesti

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, ka folur hapur për situatën e mikut të tij, Gjesti, gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra.

I pyetur për arrestimin e fundit të Gjestit, Gimbo u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe se gjithçka tashmë është në duart e drejtësisë. “Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur… tani është në proces gjyqësor dhe ligji vendos”, u shpreh ai.

Sipas tij, pavarësisht situatës, artisti është në gjendje të mirë emocionale dhe ka mbështetje të fortë nga familja. “Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, shtoi Gimbo, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Në të njëjtën intervistë, DJ i njohur u ndal edhe te eksperienca e tij brenda shtëpisë së BBVA, ku u pyet nëse është ndjerë i favorizuar për shkak të shoqërisë me Gjestin.

Ai e pranoi se prania e mikut të tij ka pasur ndikim në sigurinë e tij gjatë lojës. “Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt, ka qenë një influencë shumë e madhe”, tha ai, duke falënderuar njëkohësisht publikun për mbështetjen.

Deklaratat e Gimbos vijnë në një moment kur çështja e Gjestit vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe opinionit publik, ndërsa pritet që vendimi final të merret nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat