“Duhet të jetë spontane”/ Mateo i ‘vodhi’ puthjen Brikenës, banorët ballafaqohen në Prime: Çfarë do më shumë nga unë

Mediale Vip

“Duhet të jetë spontane”/ Mateo i ‘vodhi’ puthjen Brikenës, banorët ballafaqohen në Prime: Çfarë do më shumë nga unë

Më: 21 mars 2026 Në ora: 21:28
Brikena dhe Mateo

Afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos është rritur sërish në ditët e fundit, por një puthje e ‘vjedhur’ nga banori, bëri që Brikena të përlotej për disa orë në dhomën e rrëfimit.

Në Prime, banorja u shpreh se kërkonte që puthja të ndodhte në mënyrë spontane, ndërsa Mateo iu drejtua duke i thënë se çfarë ajo kërkon më shumë nga ai.

Brikena: Po ja nis me puthjen. Shumë herë e kemi hapur këtë temë me Mateon. Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur u ndihem e sigurt. Unë për momentin kisha një pëlqim për Mateon, doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane.

Mateo: Nuk ishte tentativa e parë për ta bërë kërtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht, këto sinjale i marrë që hapin duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndodnjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Unë në fund të ditës ky jam, çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.

Brikena: Unë nuk kërkoj gjë nga Mateon. Për sa kohë them që kam një pëlqim për Mateon, puthja është diçka që vjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat