Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të Big Brother, tregoi në emisionin “Top Story” përjetimet pas largimit të tij nga gara ne te cilen ishte nje nga banoret me te pelqyer nga publiku. Këngëtari u shpreh se e rëndësishme për të ishte të mbahej mend, dhe këtë, sipas tij, e ka arritur.
Kristi tha se vendosi të largohej nga loja duke cituar ne kete forme; “u largova pas luftës së brendshme se deri ku mund të arrish aty brenda”.
“Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.
Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”. Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend. Unë u ngjita te ai mur dhe nuk zbrita” – u shpreh Kristi gjate mbremjes se sotme.