Sërish në ekran, DJ Dagz i bën dedikimin e bukur Einxhelit

Mediale Vip

Sërish në ekran, DJ Dagz i bën dedikimin e bukur Einxhelit

Më: 31 mars 2026 Në ora: 11:40
Dagz dhe Einxhel

Bashkëshorti i njohur i Einxhel Shkira, DJ Dagz, ka ndarë një moment emocionues në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të saj si opinioniste në sezonin e tretë të ‘Ferma VIP’.

Në postimin e tij, DJ Dagz shpreh mbështetjen dhe emocionin për rolin e ri të Einxhelit në televizion, duke shkruar:

“Ti e di sa shumë dua të të shoh në TV”.

Einxhel do të bashkëpunojë në panelin e opinionistëve me emra të tjerë të njohur, duke sjellë analiza dhe komente për ngjarjet brenda dhe jashtë fermës, duke e bërë këtë sezon një nga më të priturit e këtij vitit./Indeksonline/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat