Hygerta nuk mungon në tribunat e "Fadil Vokrri", shpreh mbështetjen për Kosovën krah Dardanëve

Mediale Vip

Hygerta nuk mungon në tribunat e "Fadil Vokrri", shpreh mbështetjen për Kosovën krah Dardanëve

Më: 31 mars 2026 Në ora: 22:07
Hygerta Sako

Moderatorja e njohur e sportit dhe ish-missi shqiptar, Hygerta Sako, nuk ka munguar në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ajo ka ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme, duke publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me fanellën e kaltër të Kombëtares së Kosovës dhe një fund të shkurtër, duke treguar mbështetjen e saj të zjarrtë për Dardanët.

“Le të ëndërrojmë së bashku, le të fluturojmë së bashku. Forca Kosova, forca shqipe. Fitoni për të gjithë shqiptarët”, shkroi Hygerta në mbishkrimin e fotografisë, duke u shfaqur e entuziazmuar dhe duke brohoritur për ekipin kombëtar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako)

Lidhja e saj me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos pas pjesëmarrjes në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Kosova 4, ku arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e pestë, duke fituar simpatinë e publikut kosovar.

Ky moment tregon pasionin e Sakos për sportin dhe identitetin kombëtar, ndërsa Kosova kërkon një fitore historike që mund ta çojë për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat