Daniel Peretz dhe Noa Kirel gati për martesë

Mediale Vip

Daniel Peretz dhe Noa Kirel gati për martesë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 15:08
Daniel Peretz dhe Noa Kirel

Portieri i Southampton, Daniel Peretz, ka zbuluar se ka vendosur të martohet me këngëtaren Noa Kirel që kur e pa të përfundojë në vendin e tretë në Eurovisionin e Liverpoolit tre vite më parë.

Historia e tyre është krahasuar nga mediat izraelite me romancën legjendare të David Beckham dhe Victoria Adams, dhe çifti tani njihet si “Posh dhe Becks” i Izraelit.

“Në Izrael është shumë bukur, marrim shumë dashuri nga njerëzit. Jam me fat që e kam në jetën time. Ajo ka një profil më të lartë se unë, pa dyshim. Është personazhi më i njohur në Izrael. U takuam pak muaj pas Eurovisionit. Kur e pashë atë performancë, thashë: ‘Wow, dua të jetë gruaja ime, është gruaja më e bukur në botë.’”

Kirel ndan kohën mes Tel Avivit, ku është juriste në The Voice, Southamptonit dhe turneve muzikore.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e familjes së Peretzit mbetet në Tel Aviv, ku i duhet të strehohet shpesh nga sirenat dhe raketat. “Nuk është e lehtë, duhet të jesh në bunker ose dhoma të sigurta. Ata më ndihmojnë shumë dhe më japin siguri që të fokusohem 100% në futboll,” tha Peretz.

Portieri 25-vjeçar ka ndihmuar Southamptonin të mbajë një seri prej 14 ndeshjesh pa humbje që kur u bashkua me klubin në huazim nga Bayern Munich në janar. Ai ka luajtur më parë në Maccabi Tel Aviv, duke u stërvitur me ish-yllin e Spurs, Robbie Keane, dhe ka marrë mësime nga idhulli i tij, Manuel Neuer.

“E shikoja çdo pritje të tij dhe më pas u bë mik i imi,” tha Peretz për takimin e tyre të parë, duke përshkruar momentin si “të paharrueshëm”.

Ai gjithashtu ka përmendur ndikimin e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, në përmirësimin e lojës së tij në Mynih: “Kur luan me një lojtar më të mirë, përmirësohesh. Për një portier, pozicionimi, koha dhe shtrirja perfekte janë gjithçka.”

Në fund, Peretz tregon ambiciet e tij: “Është një nga ndeshjet më të rëndësishme që kam luajtur sepse e dimë se nëse fitojmë, shkojmë në Wembley. Kemi gjithçka për të fituar dhe respektojmë kundërshtarin, por nuk kemi frikë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat