Selin është finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP

Mediale Vip

Selin është finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP

Më: 5 prill 2026 Në ora: 07:21
Brikena dhe Selin

Publiku ka vendosur që mes dy banoreve, finalen e para ta prekë Selin.

Në prime-n e së mërkurës, Brikena, si lidere e shtëpisë, duhej të zgjidhte një banor për të shkuar në televotim ‘kokë më kokë’ për finale. Ajo duhej të zgjidhte mes banoreve që kanë qenë pjesë e garës që nga dita e parë, më konkretisht mes Mirit dhe Selin, dhe zgjodhi Selin.

“Nuk kam fjalë. Falenderoj çdo votë që ka shkuar për mua. Këtë fitore të parë ia dedikoj familjes sime”, tha Selin.

Finalja e madhe do të mbahet më 18 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat