Më në fund Zajmina Vasjari i bën publike imazhet e dy fëmijëve të saj

Mediale Vip

Më në fund Zajmina Vasjari i bën publike imazhet e dy fëmijëve të saj

Më: 8 prill 2026 Në ora: 23:29
Zajmina Vasjari

Prej vitesh, Zajmina Vasjari është tërhequr nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe rritjes së fëmijëve.

Ajo ka qenë e rezervuar në ndarjen e momenteve familjare në publik.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të ndajë për herë të parë imazhe ku shihen qartë fëmijët e saj.

Image

Videoja është publikuar në Instastory dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Pamjet ku shfaqen vajza dhe djali i saj janë shoqëruar me mbishkrimin “Sheqerat e mamit”, duke reflektuar përkushtimin dhe raportin e saj me familjen.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat