Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, ka zbuluar se planifikon të martohet dhe do të organizojë edhe një dasmë.
Këngëtarja ka bërë të ditur se, edhe pse as ajo dhe as partneri i saj nuk janë “tipa” që preferojnë dasma tradicionale, sërish kanë vendosur ta realizojnë një të tillë.
“Kemi vendos me bë diçka shumë të vogël”, tha Kida.
Në një intervistë, Kida ka ndarë emocionet e saj kur i dashuri e propozoi për fejesë, duke treguar se momenti ishte shumë i veçantë për të.
Deri tani, Kida (Orhidea Latifi) nuk e ka bërë publik identitetin e partnerit të saj.