Adi dhe Ola ‘largohen’ nga Ferma Vip, dy fermerët nisen drejt Kosovës me përcjellje të kamerave

Mediale Vip

Adi dhe Ola ‘largohen’ nga Ferma Vip, dy fermerët nisen drejt Kosovës me përcjellje të kamerave

Më: 17 prill 2026 Në ora: 22:41
Ola dhe Adi

Dy fermerët e “Ferma VIP 3”, Adioni dhe Ola, kanë lënë përkohësisht ambientet e fermës, për t’u nisur drejt Gjakovës.

Të shoqëruar nga telekamerat dhe nën monitorim, dyshja është larguar përkohësisht nga formati, në atë që u komentua si një “arratisje” drejt Kosovës, por që në fakt ka një arsye familjare.

Sipas asaj që u bë e ditur gjatë transmetimit, shkak i udhëtimit është një dasmë në familjen e Adionit, pasi vëllai i tij i jep fund beqarisë.

Lajmin e konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, e cila ndau edhe pamje drejtpërdrejt me dy fermerët, teksa ndodheshin në makinë dhe udhëtonin drejt Kosovës.

Pritet që Adioni dhe Ola të jenë pjesë e gëzimit familjar në Gjakovë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë qëndrimi i tyre jashtë fermës dhe kur do të rikthehen në “Ferma VIP 3”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat