3 fermerë në televotim, kush largohet ditën e hënë

Mediale Vip

3 fermerë në televotim, kush largohet ditën e hënë

Më: 18 prill 2026 Në ora: 07:46
3 fermerë

Dona, Visi, Gresa, të cilëve fati u ra që të ishin bashkë në grup fituan sfidën e radhës, duke çuar në televotim grupin tjetër që e humbi atë, Klodin, Malborën dhe Blerinën.

Për tre të fundit, do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të largohet ditën e hënë.

Sfida që i çoi në televotim ishte me litar. Dy grupet u pozicionuan në anët e pishinës dhe do tërhiqnin litarin. Grupi që do rrëzohej dhe do humbiste litarin, humbiste edhe sfidën.

Pak para sfidës, Dona kërkoi largimin nga ferma, me argumentin se në sytë e publikut nuk po shfaqej aq sa duhej.

Por pas insistimit të fermerëve dhe  moderatores Arbana Osmani, Dona pranoi të qëndronte dhe të shkonte në sfidë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat