“A është foshnja në bark me ne?” Rihanna i përgjigjet me ironi thashethemeve për shtatzëni

Mediale Vip

“A është foshnja në bark me ne?” Rihanna i përgjigjet me ironi thashethemeve për shtatzëni

Më: 20 prill 2026 Në ora: 09:37
Rihanna/ ASAP Rocky

Këngëtarja, Rihanna, ka mohuar me humor thashethemet se po pret fëmijën e katërt me partnerin ASAP Rocky, pasi së fundmi mirëpriti fëmijën e tyre të tretë.

Spekulimet nisën në rrjete sociale, ku u aludua se ajo mund të ishte sërish shtatzënë, shkruan DailyMail.

Por, Rihanna reagoi shkurt në komente, duke shkruar:

“A është foshnja në bark me ne?”, duke i hedhur poshtë zërat me ironi.

Çifti, që është bashkë që nga viti 2020, kanë tre fëmijë së bashku dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre familjare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat