Vjen “A po sheh” plot ritëm nga Fate Berisha

Mediale Vip

Vjen “A po sheh” plot ritëm nga Fate Berisha

Nga: Bota sot Më: 23 prill 2026 Në ora: 17:27
Fate Berisha

Ka shumë këmgë të bukura e mjaft të pëlqyera në tregun shqiptar.

Ajo punon jo çdo muaj projekte muzikore por kohë pas kohë dhe i sjell ato për audiencën. E kemi fjalën për këngëtaren Fate Berisha e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull " A po sheh".

Kënga është mjaft e bukur dhe ritmike dhe që në orët e para ka nisur të pëlqehet. Ne mësojmë se artistja ka bashkëpunuar me Granit Gashi për tekstin dhe muzikëm e videoklipi është punuar nga Adratik Asllani dhe publikimi nga Baresha.

Fate Berisha jeton dhe vepron në Gjermani ku është mjaft e kërkuar në gëzimet familjare dhe koncerte kudo, ndërsa ka lindur në Klinë.

Videon e këmgës e keni në linkun më poshtë ku mjafton një klikim e do të këmaqeni duke e dëgjuar dhe kërcyer.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat