Eskalon debati mes Mateos dhe Rogertit në Post BBVA

Mediale Vip

Eskalon debati mes Mateos dhe Rogertit në Post BBVA

Më: 25 prill 2026 Në ora: 23:47
Rogerti/ Mateo

Sonte në “Post” të Big Brother VIP Albania, u zhvillua një debat i ashpër mes dy ish-finalistëve, Mateos dhe Rogertit.

Të dy u ngritën në këmbë dhe u afruan pranë njëri-tjetrit, duke e tensionuar situatën në studio.

Debati u përqendrua te loja e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi dhe mënyra se si e kanë perceptuar njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Mateo dhe Rogerti ishin ndër finalistët e këtij edicioni, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes për raportin e tyre të tensionuar.

Në natën e sotme ka përfunduar edhe edicioni i Post Big Brother.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat