Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erdoganin – presidenti pyetet se a është në dijeni

Mediale Vip

Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erdoganin – presidenti pyetet se a është në dijeni

Më: 26 prill 2026 Në ora: 14:18
Aktori, Gorkem Sevindik

Aktori, Gorkem Sevindik, i njohur për rolin e tij në serialin “Esref Ruya”, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një eventi publik, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe.

Sevindik, i cili kohët e fundit ishte bërë objekt diskutimi pas deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, iu drejtua Erdoganit duke thënë: “Siç e dini, Izraeli më kërcënoi”.

Në përgjigje, presidenti Erdogan u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë çështje dhe i uroi aktorit suksese.

Ky shkëmbim u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë viral dhe duke nxitur reagime të shumta.

Ngjarja lidhet me reagimet e mëparshme të ministrit Ben-Gvir, i cili kishte kritikuar aktorin për qëndrimet e tij ndaj politikës izraelite, duke e përmendur edhe në një postim publik ku kishte bërë deklarata të forta për dënimin me vdekje ndaj të burgosurve palestinezë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat