Ermal Mamaqi reagon pas fyerjes ndaj Arbana Osmanit në “Ferma VIP”: “Turp i madh, e pajustifikueshme”
Aktori dhe opinionisti i “Ferma VIP”, Ermal Mamaqi, ka reaguar ashpër pas një incidenti në spektakël, ku banorja Fabjola e ka fyer drejtuesen e emisionit, Arbana Osmani.
Mamaqi tha se është ndjerë i tronditur nga situata, duke theksuar se në 25 vite karrierë në televizion nuk ka përjetuar një moment të tillë.
“Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo. Jam ndjerë shumë keq në këtë moment. Bravo Arbanës për mënyrën si e menaxhoi. Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë… Turp i madh… e pajustifikueshme”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa pritet nëse produksioni i “Ferma VIP” do të marrë masa lidhur me ngjarjen.