Eurovisioni shpalli fituesin, ja ku u rendit Shqipëria

Mediale Vip

Eurovisioni shpalli fituesin, ja ku u rendit Shqipëria

Më: 16 maj 2026 Në ora: 21:43 Përditësuar në ora: 07:14 më 17.05.2026
Këngëtarja e Bullgarisë fiton Eurovizionin

Bullgaria shpallet fitues i Eurovisionit

Bullgaria është shteti që fitoi vendin e parë në Eurovison.

25 artistë ia mësyn skenës së Eurovisionit në natën finale që u zhvillua në Austri.

Kujtojmë se Shqipëria zuri vendin e 13 me performancën e “Nan” nga Alis Kallaçi.

Shqipëria me “Nan” zë vendin e 13-të në Eurovision

Pas votave të publikut dhe jurisë, Shqipëria zuri vendin e 13-të me 145 pikë në finalen e madhe të Eurovisionit.

Shqipëria në interpretimin e këngëtarit Alis Kallaçi elektrizoi skenën e festivalit të muzikës që u mbajt në Vjenë.

Sivjet, kënga përfaqësuese e Shqipërisë ishte “Nan”.

Mësohen votat e jurisë, Shqipëria me 60 pikë në vendin e 14-të

Pas votave të jurisë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 14-të me 60 pikë në finalen e madhe të Eurovisionit.

Shqipëria në interpretimin e këngëtarit Alis Kallaçi elektrizoi skenën e festivalit të muzikës që u mbajt në Vjenë.

Kujtojmë që së shpejti do të mësohen pikët nga votat e publikut.

Italia, Norvegjia, Rumania dhe Austria mbyllin performancat e finales së Eurovision 2026

Me performancat e Italisë, Norvegjisë, Rumanisë dhe Austrisë janë përmbyllur të gjitha interpretimet në skenën e finales së Eurovision 2026.

Pas një nate me ritëm të lartë dhe paraqitje të ndryshme artistike, publiku tashmë pret hapjen e votimit dhe momentet vendimtare të mbrëmjes.

Italia – Sal Da Vinci “Per Sempre Sì”
Sal Da Vinci interpretoi “Per Sempre Sì”, duke sjellë një performancë melodike dhe emocionale para publikut të finales.

Norvegjia – JONAS LOVV “YA YA YA”
JONAS LOVV u paraqit me “YA YA YA”, një performancë energjike dhe ritmike që mbajti atmosferën aktive në sallë.

Rumania – Alexandra Căpitănescu “Choke Me”
Alexandra Căpitănescu solli “Choke Me”, me një interpretim modern dhe skenik që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Austria – COSMÓ “Tanzschein”
COSMÓ mbylli serinë e performancave me “Tanzschein”, duke sjellë ritëm elektronik dhe energji në fundin e garës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision, që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtares së delegacionit të Serbisë i ka penguar valëvitja e flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar, Alis Kallaçi, me këngën “Nân”.

Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej bashkë me ekipin e RTK-së në sallën e mediave duke e ndjekur performancën e Alisit, ka bërë të ditur se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.

Alis Kallaçi ka performuar i pesti me radhë në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes së thellë mes nënës dhe fëmijës.

 

Hapet votimi në Eurovizion 2026 – Alis Kallaçi (Kodi 05)

Sapo është hapur zyrtarisht dritarja e votimit për Finalen e Madhe të Eurovizionit në Vjenë. Artisti shqiptar Alis Kallaçi do të ngjitet i pesti në skenë me këngën “Nân” dhe ka nevojë për mbështetjen e publikut në diasporë. Spektakli muzikor transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.

Rregullat e votimit

Votimi është i hapur gjatë gjithë performancave LIVE dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë.

Të drejtë vote kanë të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe ato që nuk janë kualifikuar, si dhe publiku nga mbarë bota.

Si të votoni

Me SMS (diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë etj.).

Online: Nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe pjesa tjetër e botës, hyni në faqen zyrtare www.esc.vote dhe përzgjidhni Shqipërinë.

Votimi është momenti vendimtar për rezultatin final, ndaj publiku shqiptar ftohet të mbështesë përfaqësuesin e tij me kodin 05.

Rajmonda Bulku: `Kaos i bukur artistik` para finales së Eurovizionit 2025

Në finalen e Eurovizionit 2025 në Vjenë, aktorja Rajmonda Bulku, e cila shoqëron këngëtarin Alis Kallaçi në skenë, ka ndarë emocionet e saj për atmosferën dhe përgatitjet finale.

Ajo në një itervistë për RTSH e ka përshkruar ambientin si “një kaos i bukur artistik”, duke thënë se emocionet janë shumë të forta mes të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Bulku ka vlerësuar edhe këngën “Nan”, duke theksuar se ajo ka një ndikim të madh emocional te publiku, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe te të huajt që, sipas saj, reagojnë me shumë emocione.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, njerëzit qajnë dhe e ndjejnë këngën,” u shpreh ajo, duke shtuar se performanca ka marrë reagime shumë pozitive.

Ajo gjithashtu tha se fillimisht ka qenë skeptike për rolin e saj në skenë, por reagimet e publikut e kanë bindur për efektin e fortë artistik të performancës.

Vëmendja e Evropës sonte do të jetë e përqendruar në arenën prestigjioze ‘Wiener Stadthalle’, ku mbahet finalja e madhe e festivalit Eurovision. Spektakli muzikor do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.

Alis ngjitet në skenë, performon në finalen e Eurovision

Ka nisur finalja e madhe e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.

Alis është ngjitur në skenë teksa po performon këngën e tij “Nan”.

Kënga “Nan” ka marrë reagime pozitive që pas prezantimit në gjysmëfinale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e festivalit.

Në garë për çmimin e madh janë 25 shtete finaliste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat