“Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, Arjola Demiri në përkrahje të kandidatit të LDK-së Bardhyl Hasanpapaj

Mediale Vip

“Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, Arjola Demiri në përkrahje të kandidatit të LDK-së Bardhyl Hasanpapaj

Më: 31 maj 2026 Në ora: 18:43
Arjola Demiri/ Bardhyl Hasanpapaj

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 34.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demiri ka vlerësuar figurën e Hasanpapajt.

"Kosovës i duhen më shumë burra si ti. Burra me integritet, me vizion, me guxim dhe me përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Jam krenare që të njoh prej afër dhe besoj se vlerat që përfaqëson janë ato që i duhen sot më shumë se kurrë Kosovës. Suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd".

Hasanpapaj ndërkohë është jurist dhe ligjërues universitar, me mbi 16 vite përvojë në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe reformave gjyqësore.

Për 11 vite ka ligjëruar të Drejtën Private Evropiane dhe të Drejtën e Bashkimit Evropian në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë garë synon të sjellë përvojën e tij profesionale dhe akademike në Kuvendin e Kosovës, me fokus tek sundimi i ligjit, drejtësia dhe reformat institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat