Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Mediale Vip

Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 18:08
Dea Mishel

Debati i nisur ditët e fundit rreth rolit të influencuesve në Shqipëri ka marrë përmasa të reja, pasi është shoqëruar me përplasje të forta dhe akuza personale në ekranet televizive.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Bledi Mane ka bërë deklarata të ashpra në drejtim të ish-banores së Big Brother VIP Albania dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.

Teksa diskutimi zhvillohej në studio, Mane përdori një gjuhë denigruese ndaj saj, duke komentuar për sjelljen dhe higjienën personale të influencueses. Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e menjëhershëm të moderatores Grida Duma, e cila ndërhyri duke i kërkuar të ndalonte.

“Stop! S’ta lejoj këtë”, u shpreh Duma, ndërsa më pas paralajmëroi gazetarin se do t’i hiqte mikrofonin nëse vazhdonte me të njëjtën gjuhë.

Megjithatë, polemikat nuk përfunduan me mbylljen e emisionit. Pas transmetimit, në rrjetet sociale u publikua pikërisht fragmenti ku Dea Mishel ishte objekt i ofendimeve, gjë që ka nxitur reagimin e saj publik.

Përmes një letre të hapur drejtuar Gridës Duma, influencuesja u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ishte trajtuar situata.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në llogarinë tënde në Instagram është momenti kur unë po denigrohem duke u përdorur shpifje, ashtu siç nuk do e meritonte asnjë vajzë”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat