Davidi dhe Korabi gati për hitin e verës

Mediale Vip

Davidi dhe Korabi gati për hitin e verës

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 19:05
Davidi dhe Korabi

Do të quhet “Mala” projekti më i ri muzikor që po vjen nga dy artistët e njohur, David Dreshaj dhe Korab Shaqiri. Ky është bashkëpunimi i parë i dy djemve të muzikës dhe kënga, sipas tekstit, i dedikohet dashnisë, e që vërtet do të jetë dueti hit i kësaj vere të nxehtë.

Kënga me klip pritet të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat, për t'u parë e dëgjuar kudo. Ne mësojmë se producent muzikor i kësaj kënge është Twix Music - Indrit Dode. Melodia, beat-i dhe muzika janë punuar po nga Twix Music - Indrit Dode dhe Korab Shaqiri. Teksti është realizuar nga Twix Music - Indrit Dode, Korab Shaqiri dhe David Dreshaj, ndërsa recording është bërë nga Twix Music - Indrit Dode.

Mix dhe master janë punuar nga Anxhelo Muhari dhe Alfred Sula.

Image
Davidi

Kënga ka edhe një videoklip të realizuar mjaft bukur nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), me pjesëmarrjen e modeles Ardiana Peku.

Kureshtja, besoj, i ka kapluar të gjithë për këtë super bashkëpunim që po vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat