Meghan Markle rikthen stilin e Princeshë Dianës, modeli i rrobave të banjës që "sfidon" kohën

Mediale Vip

Meghan Markle rikthen stilin e Princeshë Dianës, modeli i rrobave të banjës që "sfidon" kohën

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 13:26
Meghan Markle me familjen e saj

Disa trende rikthehen pas disa vitesh. Të tjera, si modeli i rrobave të banjës që Meghan Markle zgjodhi për pushimet e saj verore, duket se nuk largohen kurrë vërtet nga moda.

Dukesha e Sussex-it publikoi në Instagram disa fotografi nga pushimet në plazh me Princin Harry dhe fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet. 

Në një fotografi, Meghan shfaqej me një palë rroba banje trupore, me shpinë të hapur dhe prerje të lartë në pjesën e këmbëve, një siluetë që sjell menjëherë ndër mend stilin e Princeshës Diana, e cila zgjidhte shpesh modele të ngjashme gjatë pushimeve të saj në Karaibe në vitet ’80 dhe ’90.

Një prej pamjeve të saj më të njohura ishte një model i zi nga marka Jantzen, me të njëjtën prerje të lartë që theksonte linjat e trupit.

Edhe pse kanë kaluar disa dekada, modeli mbetet ende në modë, duke dëshmuar se disa zgjedhje klasike funksionojnë përtej trendeve të një sezoni të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat