31-vjeçarja bën historinë, bëhet nëna dhe gruaja e parë e martuar që fiton Miss USA

Mediale Vip

31-vjeçarja bën historinë, bëhet nëna dhe gruaja e parë e martuar që fiton Miss USA

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 12:25
Justus Kelley

Justus Kelley nga Virginia është kurorëzuar Miss USA 2026, gjatë edicionit të 75-të të konkursit të bukurisë, të mbajtur të enjten, më 27 gusht.

31-vjeçarja, e cila më parë mbante titullin Miss Virginia USA 2026, hyri në histori si nëna e parë që fiton kurorën e Miss USA në 75 vite të këtij konkursi.

Fitorja e saj vjen vetëm tre vjet pasi organizatorët ndryshuan rregullat, duke lejuar nënat të marrin pjesë në garë, shkruajnë mediat amerikane.

Gjithashtu u hoq kufizimi i moshës, duke u dhënë mundësi të gjitha grave mbi 18 vjeç të konkurrojnë.

Kelley është njëkohësisht edhe gruaja e parë e martuar që kurorëzohet Miss USA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat