Publikohen pamjet e përleshjes mes Jozit dhe Edit

Mediale Vip

Publikohen pamjet e përleshjes mes Jozit dhe Edit

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 07:21
Joz Marku dhe Edi Kuçi

Pamje të një përleshjeje fizike mes ish-banorëve të Big Brother VIP, Joz Marku dhe Edi Kuçi, kanë qarkulluar së fundmi, duke rikthyer në vëmendje incidentin për të cilin prej ditësh po raportohet në rrjet.

Në pamjet e siguruara edhe nga media, pretendohet se Jozi, së bashku me disa persona të tjerë, e rrethojnë Edin dhe e godasin gjatë përleshjes.

Incidenti vjen pas disa ditësh me raportime dhe aludime për një konflikt fizik mes dy ish-banorëve.

Më herët, Edi ishte parë edhe me fashë në kokë, çka kishte shtuar dyshimet rreth asaj që kishte ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat