“Për’puthen” nis kapitull të ri, ja kush merr drejtimin e emisionit

Mediale Vip

“Për’puthen” nis kapitull të ri, ja kush merr drejtimin e emisionit

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 08:22
Fotoilustrim

Heidi Baci do të jetë zyrtarisht moderatorja e sezonit të ri të “Për’puthen”, duke marrë drejtimin e programit pas largimit të Megi Pojanit.

Lajmi ishte paralajmëruar disa javë më parë nga “Prive by Liberta Spahiu”, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e emisionit.

Në materialin promovues të publikuar në rrjetet sociale, Heidi prezantohet në rolin e saj të ri me mbishkrimin:

“Për’puthen | Kapitull i ri | Heidi Baci – Moderatore”.

Me këtë konfirmim, Heidi Baci bëhet fytyra e re e një prej formateve më të njohura të dashurisë në televizionet shqiptare, ndërsa sezoni i ri pritet të nisë së shpejti.

Ndryshime edhe në panelin e opinionistëve

Risia nuk do të jetë vetëm në moderimin e programit.

Sezoni i ri i “Për’puthen” sjell ndryshime edhe në panelin e opinionistëve, ku këtë herë do të jenë gazetari Drini Zeqo dhe Erjola Doçi.

Dyshja do të komentojë rrugëtimin e konkurrentëve, marrëdhëniet mes tyre dhe dinamikat që pritet të zhvillohen gjatë sezonit.

Me Heidi Bacin në moderim dhe Drini Zeqon e Erjola Doçin në rolin e opinionistëve, “Për’puthen” synon të hapë një kapitull të ri në sezonin e ardhshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat