Mirlind Daku uron Vesën për ditëlindje me një dedikim të ëmbël familjar

Mediale Vip

Mirlind Daku uron Vesën për ditëlindje me një dedikim të ëmbël familjar

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 19:51
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu

Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar bashkëshorten e tij, Vesa Vllasaliu, me rastin e ditëlindjes.

Daku ka publikuar në InstaStory një fotografi të Vesës së bashku me vajzën e tyre të vogël, duke e shoqëruar imazhin me një urim të shkurtër, por plot dashuri.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar futbollisti, duke shtuar edhe një emoji zemre.

Image
InstaStory

Në fotografinë e publikuar, Vesa shfaqet e buzëqeshur teksa mban në krah vajzën e tyre, Miresën.

Daku dhe Vesa u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa lindja e vajzës së tyre tërhoqi vëmendje të madhe në mediat rozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat