Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale

Mediale Vip

Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 23:14
Jozi

Disa ditë pasi Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” lidhur me rastin ndaj Edi Kuçit, Jozi ka thyer heshtjen përmes një postimi në profilin e tij.

Në postimin e shpërndarë në “Instastory”, Jozi ka publikuar një foto ku shihet pranë një oxhaku duke lexuar një libër, shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetësit e tij:

“Duke e marrë veten! Faleminderit per interesimin dhe mbeshtetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”.

Image
Jozi

Krahas fotografisë, ai ka vendosur edhe një prapavijë muzikore me këngën “Së shpejti”, duke paralajmëruar rikthim me këngë pavarësisht situatës ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat