Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, VIP-at shqiptarë reagojnë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëvetë UÇK-së

Mediale Vip

Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, VIP-at shqiptarë reagojnë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëvetë UÇK-së

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 16:29
Luiz Ejli, Elvana Gjata, Yll Limani, Dj Gimbo

Personazhet e njohur të ekranit kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale në lidhje me aktgjykimin që u dha sot ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Këngëtari i njohur, Luiz Ejli, shkruan në “Instastory” se sot ‘foli gjykata dhe nesër do të flasë apeli’. Ai shton se mbi të dyja qëndron diçka që nuk gjykohet në asnjë sallë gjyqi ‘historia’.

Ky vendim ka sjellë reagime të shumta dhe të forta, ku ndër ta është dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

Image
Elvana Gjata/Instastory

Përmes një postimi në “Instastory”, Elvana e cilëson këtë vendim si padrejtësinë më të madhe të bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesë!

Ajo shton se sot dhemb për Kosovën, për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët dhe për familjet që humbën gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat