Reagon Yll Limani për vendimin e Speciales

Mediale Vip

Reagon Yll Limani për vendimin e Speciales

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 17:58
Yll Limani

Këngëtari Yll Limani ka reaguar në lidhje me vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një story të ndarë në instagram, ai shpreh dhimbjen për çlirimtarët, njëkohësisht dhe për heshtjen e botës ndaj kësaj padrejtësie.

“Se di qysh po e mban toka këtë padrejtësi! Qysh nuk shembet prej dhimbjes, kur çlirimtarët dënohen më rënd se pushtuesit. Po dhemb heshtja e botës. Po dhemb pabarazia”, shkroi Limani ndër të tjera.

Ylli tha më tutje se ata që e mbrojtën shtëpinë e vet dhe ata që erdhën me pushtim nuk munden assesi të barazohen, e jo më pak që të na bindin se kanë peshë të njëjtë.

“Historia jonë nuk rishkruhet me një aktgjykim. Lufta jonë nuk barazohet me krimet e Serbisë. Sot, zemra e Kosovës është në Hagë. JO NË EMRIN TIM”, përfundoi Limani.

Ky reagim vjen pasi Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat