Momenti i ëmbël në Kopenhagë: Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë

Mediale Vip

Momenti i ëmbël në Kopenhagë: Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 10:38
Rihanna

Një moment familjar dhe plot emocione pushtoi skenën në Kopenhagë teksa Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë koncertit të tij në Royal Arena, duke dhuruar një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.

Teksa reperi po performonte hitin “Lord Pretty Flacko Jodye 2”, Rihanna u shfaq pranë tij me Riot në krahë, ndërsa flakët që shpërthenin në skenë e bënin atmosferën edhe më spektakolare.

Por surpriza erdhi pasi Riot zbriti nga krahët e së ëmës, u pozicionua mes prindërve të tij dhe, me qetësi të habitshme, mori mikrofonin e të atit dhe iu drejtua publikut duke i falenderuar.

Në fund, vogëlushi bashkoi grushtin me atë të ASAP Rocky-t, ndërsa në një tjetër video reperi shihet duke kënduar me të birin në krahë.

Momenti i ëmbël familjar u filmua nga fansat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat