Egzon Sahiti ka kujtuar me dhimbje mikun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në Llukar të Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sahiti ka ndarë një mesazh të një ndjekësi, ndërsa ka shprehur edhe vetë dhimbjen për humbjen e mikut të tij.
“Vëllaçko, dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve, por kemi nevojë si popull për buzëqeshjen e juve. Ishalla bashkohemi në xhenet me Laurentin”, thuhet në mesazhin e ndjekësit.
Sahiti ka shkruar se dhimbja është edhe më e madhe për shkak të ëndrrave dhe planeve që kishin mbetur pa u realizuar.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.
Kujtimi i tij vjen pas aksidentit tragjik në Llukar, ku Krasniqi humbi jetën, duke lënë pas familjarë, miq dhe të afërm të pikëlluar.